Amnistia për të burgosurit/ Përfitojnë 50% e të dënuarve. Ja kriteret, cilat përfitojnë, dhe kur do të miratohet nga Parlamenti

1090
Sigal

Amnisti për gratë e dënuara, ja kush përfitojnë

Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë janë duke përgatitur një draft me kriteret favorizuese për të gjitha gratë e dënuara që mund të përfitojnë amnisti. Projekti është ende në fazën fillestare. Nga ky projektligj do të përfitojnë më shumë se 50 % e grave të dënuara. Një ndër kriteret e amnistisë është dhe mosha. Gratë, të cilat kanë mbushur moshën 55 vjeç do të kenë mundësinë të përfitojnë nga amnistia, po ashtu duke marrë si kriter dhe kohën e mbetur të dënimit nën 3 vjet, apo edhe ato gra që janë dënuar më pak sesa 3 vjet. Pritet që të merret një miratim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme kryesisht lidhur me kategorinë e grave apo të gjithë personave që ndodhen në institucione ekzekutimi të vendimeve penale, por që janë me statusin si të paraburgosur, pasi nuk kanë ende një vendim të formës së prerë. Deri në fund të shtatorit amnistia pritet të miratohet në qeveri. Pas miratimit në qeveri projekt-ligji do të kalojë në Parlament me qëllim që Dhjetori, Krishtlindjet, personat që do përfitojnë nga amnistia t’i gjejë pranë familjeve të tyre. Aktualisht janë 59 gra që vuajnë dënimin në burgun 325 dhe 32 gra janë në paraburgim. Veprat penale për të cilat akuzohen janë, drogë, shfrytëzim prostitucioni, vrasje, mashtrim.