Amnistia, 1 mijë të burgosurve u falet dënimi për festat e fundvitit

419
Sigal

Rreth një mijë të dënuar shqiptarë që ndodhen në burgjet e vendit mund të përfitojnë nga amnistia me rastin e festave të fundvitit. Burimet zyrtare kanë thënë se, Ministria e Drejtësisë do të dërgojë, në mbledhjen më të afërt të qeverisë, një amnisti, ku priten të përfitojnë të paktën 1 mijë të burgosur. Sipas burimeve, bëhet fjalë për të burgosur, të cilëve u kanë mbetur edhe pak kohë burg, ose janë duke kryer dënime për vepra penale të lehta. Një nga arsyet, që Ministria e Drejtësisë pritet ta kërkojë këtë amnisti, mbetet fakti i mbipopullimeve të burgjeve në vend. Shqipëria është e detyruar të tërheqë nga vendet e Bashkimit Europian një numër të madh të burgosurish shqiptarë. Deri tani, kthimi i tyre në Shqipëri nuk bëhet i mundur, për shkak të numrit të lartë të të burgosurve që vendi ka.