Amerikan Thinker: Soros ka shpenzuar 10.3 milionë dollarë për emërimin e Lu në Kirgistan dhe David B. Cortnstein në Hungari

813
Sigal

Qëndrimet e Donald Lu-së në Tiranë pro Edi Ramës, duket se i kanë kushtuar shtrenjtë Xhorxh Sorosit. “American Thinker” shkruan se, Soros ka shpenzuar shuma të mëdha parash që të mund të riemëronte Donald Lu-në si ambasador. Joe Shoffstall shkruan: ‘Fondacioni për Shoqëri të Hapur-Soros’ ka bërë shpenzimet më të mëdha për të lobuar për Donald Lu-në dhe ambasadorin e SHBA në Hungari. “America Thinker” shkruan se Soros ka shpenzuar 10.3 milionë dollarë, mes 1 prillit dhe 30 qershorit për të lobuar për emërimin e Donald Lu-së në Kirgistan dhe David B. Cortnstein në Hungari, vendi ku ka lindur dhe Xhorxh Soros.