Amerika kryqëzon politikën e Tiranës

428
Në një shkrim të analistit Adam B. Fairmont, publikuar në 24 mars 2016 në Foreign Policy News, qeverisja e Ramës trajtohet me plot anomali dhe mëkate, kryesisht lidhur me luksin e shfrenuar të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kriminalizimin e parlamentit dhe infiltrimin e ISIS në shërbimet inteligjente shqiptare. Kështu, Fairmont shprehet se Rama ka një guxim të pashembullt për të pranuar në parti kriminelë dhe trafikantë. 

Trafikantë droge në politikë

“Më 19 mars 2016, fillon artikulli, Partia Socialiste e Shqipërisë ka mbajtur konventën e saj komuniste në qendër të Tiranës, në të njëjtën stil dhe në të njëjtën sallë ku paraardhësit e tij të periudhës totalitare kanë mbajtur tubimet e tyre marksiste mbi tridhjetë e pesë vjet më parë.
Ndërkohë, në prapaskenë, gjatë planifikimit të konventës fundit, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryetari i Partisë kishte një kontroll absolut të listën e pjesëmarrësve dhe të të gjitha mediave të komunikimit, përgatitur nga oligarkia socialiste. Salla e Kongresit të Ramës është njollosur nga deputetët shqiptarë të parlamentit, ministrat, baronët e pastrimit të parave dhe trafikantët e drogës, arratisja e të cilëve në Partinë Socialiste është bërë në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë dhe prokurorisë. Guximi i zotit Rama për të dalë në publik me kriminelë famëkeq të Europës është i pashembullt për çdo lider tjetër në demokracitë perëndimore dhe më gjerë”, shkruan Fairmont.

Ministri që pastron para

Analisti shkon më tej, duke e akuzuar ministrin Bushati se përmes skemave korruptive ka pastruar para. “Refuzimi i zotit Rama për të dënuar skemat e pastrimit të parave të Koço Kokëdhimës; për të dëbuar kriminelët e partisë së tij të zakonshëm si Arben Ndoka (ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë) dhe Armando Prenga (anëtar i Kuvendit të Shqipërisë që ka akuza penale mbi supet e tij dhe vazhdon t’i shmanget drejtësisë shqiptare për më shumë se gjashtë muaj) dhe të hetojë më tej skemat e pastrimit të parave që e kanë fillesën nga Z. Ditmir Bushati, Ministër i tij i Punëve të Jashtme, i cili është edhe aksioner në kompaninë më të madhe të Shqipërisë, gjeneruese të ndotjes së ajrit”.

Linçimi i Blushit, si në Korenë e Veriut

Linçimi i deputetit socialist Ben Blushi konsiderohet nga analisti, si një situatë e ngjashme me atë në Korenë e Veriut. “Kundërshtari kryesor i zotit Rama, Ben Blushi i cili përfaqëson elitën e anëtarëve të lartë të PS, u kryqëzua; një qëndrim i tillë është përjetuar vetëm në spastrimet politike të Koresë së Veriut”.

ISIS ka depërtuar në shërbimet e fshehta

Ndërkohë në shkrimin në fjalë, Fairmont shprehet edhe për infiltrimin e ISIS në shërbimet inteligjente shqiptare. “Qeveria e zotit Edi Ramës është e paaftë dhe pre e një ndikimi të rëndësishëm të shtetit islam. Duhet theksuar se Shërbimi Informativ Kombëtar shqiptar është infiltruar nga agjentë të Shtetit Islamik dhe zyrtarët e saj të trajnuar mirë; siguria kombëtare shqiptare dhe integriteti është në rrezik. Tirana duhet të marrë masa të menjëhershme për të forcuar sigurinë e kufirit dhe për të forcuar shërbimet e saj të inteligjencës në Forcat e Armatosura dhe Policisë Kombëtare”.

Jeta luksoze e qeveritarëve

Lidhur me jetën luksoze të ministrave, analisti nuk kursehet me kritika dhe vërejtje të tjera. “Jeta luksoze e qeverisë së zotit Rama është tepër e shtrenjtë në krahasim me jetën e mbi 1.5 milionë shqiptarëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe fitojnë vetëm pesë euro në ditë. Ministrat e zotit Ramës përfitojnë privilegjet e detyrës publike duke gëzuar një jetë mondane dhe duke përdorur disa automjete shumë luksoze, duke përfshirë: Mercedes-Benz S Class, Audi A7, Audi Q7, Volkswagen Touareg, Porsche Cayenne dhe Jaguar të panumërt”.

“Jaguarët” e shtrenjtë

“Duke iu kthyer vitit 2013, shqiptarët kurrë nuk do të kishin menduar se anëtarët e qeverisë së Edi Ramës do të shkatërronin burimet kombëtare të thesarit dhe të përvetësonin mbi taksapaguesit lokalë – thjesht si një jaguar që përgatitet në pritë për të vrarë gjahun e tij – për të blerë Jaguarë të shtrenjtë për të kënaqur së tepërmi stilin e tyre të jetesës”, shkruan ndër të tjera analisti Fairmont. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë të SHBA-së për të promovuar reformën në drejtësi dhe atë të dekriminalizimi në vend, me qëllim që të vënë pas hekurave politikanët me të dhëna kriminale, pengesa kryesore e kësaj reforme legjislative dhe ekzekutive është kryeministri dhe një grup pasuesish të tij.
Adresa e artikullit: http://foreignpolicynews.org/…/edi-rama-europes-wealthiest…/
Sigal