Amendamenti i opozitës, Manja: S’ka kompromis për Kushtetutën, nesër hapen procedurat për…

508
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka folur për amendamentin e opozitës për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin në bazë të të cilit zgjidhet prokurori përgjithshëm si dhe formimin e KLGJ dhe KLP.
Ai tha se politika është shprehur me votë për reformën në drejtësi dhe ndryshimet janë miratuar në 21 dhe 22 korrik kur palët shprehen vullnetin e tyre.
Në lidhje me amendamentin e propozuar nga PD, Ulsi Manja tha se nuk do ketë kompromis për Kushtetutën e miratuar me 140 vota. Ai u shpreh se nesër Komisioni i ligjeve do hapë procedurat për formimin e KLGJ dhe KLP.
Pse nuk i është bindur Kuvendi Gjykatës Kushtetuese prej 8 muajsh?
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në fletoren zyrtare vetëm në 26 dhjetor 2017, pavarësisht se vendimi u mor në prill 2017. Pasi botohet në fletoren zyrtare, atëherë Këshilli i Legjislacionit në Kuvend i merr në shqyrtim ato. Për vendimin e botuar në maj, Kuvendi në atë kohë ishte shpërndarë. Duhen 84 vota. Opozita të vijë e të japë mbështetjen për t’i adresuar dhe për t’i votuar menjëherë.
Pse Lista e ONM dhe lista e sekretarit të përgjithshëm për vlerësimin e KLP0 nuk përputhen?
Nesër Komisioni i Ligjeve hap procedurat për KLP dhe KLGJ.
A do të negociohet me opozitën për 84 vota?
Do tentojmë sigurisht. Edhe opozita e ka detyrim zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ftoj opoziten të ulet në komision për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Amendamenti kushtetues i PD?
Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi Kushtetutën e miratuar me 140 vota. Nesër jemi në ditë normale pune në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk mund të na bllokojë politikisht. Ka mekanizma zhbllokues për komisionin ad hoc.
Sigal