Amendamentet, ironia e Ramës: Propozimet e PD, për të thënë “jemi gjallë”

441
Kryeministri Edi Rama sapo ka marrë fjalën në Kuvend është lëshuar në ‘sulm’ ndaj Partisë Demokratike, ndërsa ka komentuar për herë të parë amendamentet e saj për buxhetin 2018. Ai theksoi se amendamentet janë pjesë e fushatës elektorale të vitit 2005, duke i cilësuar ato si ëndrra të PD-së.
“të bësh një seancë për dokumentin për të rëndësishëm që parlamenti miraton gjatë një viti, për buxhetin, dhe kujt i qëllon të jetë duke parë punimet e Parlamentit, ndjek një muhabet pa lidhje prej një klubi ku një grup njerëzit qesharak vazhdojnë flasin me veten. Dua të them disa gjera lidhur me ato që na janë vënë përpara për amendamentet e opozitës për buxhetin, të cilët ato që njerëzit shohin dhe dëgjojnë në publik. Që PD nuk ka asnjë vizion alternativ për Shqipërinë, s’ka asnjë program alternativ për të ardhmen dhe nuk ka asnjë ide tjetër përveç ideve të vjetra të shkruara në programin elektoral të 2005-ës dhe te shkruara si dëshirë në këto vite. Është paketë propozimesh që bazohet e gjitha tek programi elektoral i vitit 2005. Nuk ka asgjë të re. Është e hatashme që të shohësh se si një grup parlamentar që i biw të jetë i 4-tëri nën radhë pas 2005-ës vjen dhe i propozon Kuvendit ide të 2005, për të thënë se ‘jemi gjallë’”, tha ai.
Sigal