Ambientalisti Sazan Guri: Qytetarët të mbështesin LSI-në për të mos lejuar bi-monizmin

536
Alma Çuka
Largimi nga politika, mosfunksionimi i rregullave të lojës, shkarkimet nga ministrat e qeverisë teknike, marrëveshja Rama–Basha dhe parashikimi për zgjedhjet e 25 qershorit. Këto janë disa nga shqetësimet e ambientalistit Sazan Guri
Ai ka vendosur t’i thotë stop politikës dhe të merret me projektet personale. U bë protagonist në këto zgjedhje pas futjes së emrit të tij në listën e kandidatëve në qarkun e Beratit nën siglën e Partisë Demokratike. Por të nesërmen e publikimit të listës, Sazan Guri i cili bënë pjesë në Partinë e Blertë, u tërhoq nga gara. E konsideroi fyerje renditjen në vendin e tetë. Tha se për të ende nuk kishte ardhur koha që t’i përkushtohej politikës. Kjo për faktin se sipas tij partitë janë duke luajtur me fatin e popullit dhe për aq kohë sa nuk do të ndryshohet Kodi Zgjedhor, nuk do të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Këtë radhë, Guri ka folur për disa pika të ndryshme të cilat kanë dalë gjatë fushatës dhe në deklaratat e liderëve të Partive të mëdha. Foli për gazetën “Telegraf” dhe komentoi shkarkimet që janë duke u bërë nga ministrat dhe drejtorët teknik, për mundësinë e koalicioneve, për deklaratat e kryeministrit Rama, i cili kërkon votën e shqiptarëve për të qeverisur i vetëm pa paterica. 

Me çfarë po merret aktualisht Sazan Guri?
I jam rikthyer punëve të përditshme. 

Vendosët të shkëputeshit nga politika, pse?
Kësaj radhe po e kam lënë. Nuk janë pjekur kushtet për të qenë pjesë e politikës, të paktën unë. E provova gati gjashtë muaj me radhë për të qenë pjesë e saj, por me sa duket nuk ishte koha.

Pse mendon kështu Sazani?
Sepse e provova 6 muaj, tentova. Unë luftova, u përpoqa, kam luftuar 15 vjet. Nuk na duan ne. Duan njerëz që ti shërbejnë .

A beson Sazan Guri në disa informacione, dalë së fundmi, ku mendohet se pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, të ketë qenë edhe futja e dhjetë emrave të PS-së në listat e PD-së?
Po e besoj plotësisht. Dhe jo vetëm kaq. Unë mendoj se marrëveshja është edhe më e thellë. 

Kryeministri Edi Rama në të gjitha takimet kërkon votën e shqiptarëve për të qeverisur i vetëm. Si e shihni këtë deklaratë?
Po ne sikur ia dhamë atij katër vjet dhe e provoj. Ai nuk pyet asnjë njeri. Tani do t’ia ngul mirë thikën këtij populli. Rama është provuar 9 vjet kryetar bashkie që dha leje pa asnjë rregull gjoja bëri shtet. Tani do dhe katër vjet që të vulosi atë që ka bërë. Tashmë Edi Rama kërkon vetëm një gjë, që populli ta thërrasë “baba”. Populli është i varfër dhe ky popull duhet të ketë kërkesa për të jetuar, të shijuar jetën, duan të luftojnë për mbijetesë. Edi Rama nuk është për kryeministër. Një njeri që në tre biseda dy i ka për të përfolur gratë. Unë jam shumë i fyer që një kryeministër të flasë 99 % për kundërshtarin dhe të mos thotë asnjë gjë se çfarë ka bërë në katër vjet. Nuk flet për ekonominë. E mori qeverinë me 2-3 koncesione dhe e çoi me 30 koncesione. Ai e ka çuar vendin në skllavërim. E ka bërë popullin “prostitutë”, ka bërë që populli mos të dijë se çfarë ka në këmbët e veta. Por populli e mbështet sërish, e kështu edhe një pjesë e medias, ndërsa shumica qeshin me të. Ky popull duhet t’i thotë jo këtij kryeministri i cili bëri që 250 mijë shqiptarë të aplikonin për lotarinë amerikane. Një popull ku doktorët kërkojnë të largohen sa më parë nga vendi. 

Si e parashikoni 25 qershorin?
Unë e kam me qytetarët që janë të përgatitur. Këta të dy, Rama dhe Basha e kanë bërë një plan për të qeverisur dy vjet..Këta duan të instalojnë në Shqipëri bi-monizmin. Shumica e shqiptarëve e kanë ngrënë këtë gjë. Ata mendojnë se Shqipëria është si Amerika që brenda dy partive janë me dhjetëra parti të tjera, po kështu është edhe në Angli e Gjermani. Unë do thosha se sa më shumë parti të reja të ketë në garë aq më mirë është. Krahas partive të mëdha duhet të lulëzojnë ter tre ose katër parti të tjera…Se ndryshe i bie që këta të zhdukin nga skena politike të vegjlit dhe të qëndrojnë në qeveri duke ndryshuar vendet një herë njëri dhe një herë tjetri. Unë them se për 25 qershorin, Rama dhe Basha kanë rënë dakord të qeverisin të dy. Ndërkohë që duan që LSI të dalë në opozitë së bashku me PDIU.
Shkarkimet e fundit me firmën e ministrave teknikë si i konsideroni?
Shkarkimet duken që janë bërë nga PS e cila në këtë rast konsiderohet si njerku që sillet keq me fëmijën e vet. LSI duhet të ekzistojë si parti e fortë dhe të vendosë ekuilibrat, pra unë duhet të jenë të paktën dy-tre parti të tjera si LSI. Nuk më pëlqen mënyra që e shikojnë si prishësh të ekuilibrave. Qytetarët duhet të mbështesin LSI-në. 

Ne flasim për vetingun, por të parët që duhet t’i nënshtrohen janë politikanët. Ndërkohë që vetingu më i madh është bërja e vendit me Kod Zgjedhor. Ne jemi një popull që pas 27 viteve nuk kemi Kod Zgjedhor, votimi i emigrantëve nuk u rregulla. Në radhë të parë duhet të kryhet vetingu i gatitjes së ditës së ndershme të zgjedhjeve. Këtu fillon dhe ndershmëria e politikës përpara qytetarëve. Një Kod i ri, me komisione jo partiake, votime elektronik, votim i emigrantëve. Politikanët duhet të bëjnë skanerin. Nëse ke probleme dil. Ka të rinj jashtë vendit që presin.
Sigal