Ambasadorja Vlahutin në zyrën e Petrit Vasilit, për bordin e ONM-së

426
Pa këmbënguljes së ministrit të ri të drejtësisë për antikushtetshmërinë e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorit për Reformën në Drejtësi, ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin ka zhvilluar sot një takim me Petrit Vasilin, në ambientet e ministrisë që ai drejton.

Mësohet se takimi ka zgjatur disa minuta dhe mendohet se në qendër të diskutimit ka qenë situata për bordin e ONM.

Takimi vjen një ditë pasi ambasadorët e vendeve të BE, zhvilluan një takim me drejtuesen e ONM, Calavera dhe pas shqetësimit të përsëritur nga ministri i drejtësisë për bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, në datën 20 shkurt i ka dërguar një letër dy ambasadorëve, atij amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, të cilët do të jenë edhe anëtarë në bordin e OMN-së për zbatimin e ligjit të Vettingut. Në letër, Vasili theksonte se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues. Ai thotë gjithashtu se për rolin që do të ketë ONM-ja duhet një marrëveshje ndërkombëtare.

Ministri i Drejtësisë, thekson gjithashtu se edhe roli i deritanishëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është i paligjshëm.
Sigal