Ambasadorja jonë në KE përcjell në Gjykatën e Strasburgut info të rremë për 4 kandidatët e Shqipërisë

544
Sigal

Ambasadorja shqiptare përcjell në Gjykatën e Strasburgut informacion të rremë për kandidatët e Shqipërisë

Ambasadorja e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Albana Dautllari në një letër të datës 23 korrik 2018, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka pohuar ,se të gjitha kandidaturat e paraqitura nga Shqipëria kanë kaluar procesin e vettingun, ku, midis të tjerave shkruan: Duke marrë parasysh rëndësinë e profesionalitetit dhe integritetit moral, kontrolli i figurës së gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor shqiptar, si dhe i të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë të gjykimit, nën zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, kandidatët për pozicionin e gjykatësit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ, kanë kaluar procesin e rivlerësimit (vettingut).

Ky pohim është i pavërtetë.

Asnjë nga të tre kandidatët e paraqitur nga Shqipëria nuk i është nënshtruar procedurave të vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sokol Berberi u dorëhoq nga Gjykata Kushtetuese përpara se t’i nënshtrohej vettingut, ndërsa Darian Pavli dhe Mariana Semini nuk kanë pasur funksione që t’i nënshtroheshin vettingut. T’i nënshtrohesh vettingut do të thotë të kalosh të gjithë procesin e rivlerësimit. Asnjë nga kandidaturat e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut nuk e ka kaluar një proces të tillë, që do të thotë se asnjëra prej tyre nuk i është nënshtruar vettingut. A do të kërkohet dorëheqja e ambasadores shqiptare, për këtë falsifikim që ka bërë në dokumentet që i ka përcjellë Gjykatës së Strasburgut? Apo kështu e urdhëruan të veprojë nga Ministria e Jashtme dhe Kryeministria?