Ambasadorja Jiang Yu: Shqipëri-Kinë, miqësi tradicionale e palëkundur

598
Festohet në Tiranë, 68-vjetori i Themelimit të Republikës së Kinës. Marrin pjesë personalitete të lartë të vendit, miq dhe bashkëpunëtorë
Në 68-vjetorin e themelimit të Republikës së Kinës, Ambasada kineze në vendin tonë, organizoi një festë, ku ishin të ftuar personalitetet të fushave të ndryshme. Në fjalën e saj përshëndetëse për gjithë të ftuarit, ambasadorja e Kinës në vendin tonë Jiang Yu, tha se i shpreh mirëseardhjen të gjithë të ftuarve dhe mirënjohjen e sinqertë të gjithë miqve tanë të qarqeve të ndryshme që prej vitesh i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve që ndodhin në Kinë dhe kanë mbështetur miqësinë kino-shqiptare.

Ajo deklaroi se në këto 68 vite të Themelimit si shtet , Kina ka një histori të lavdishme, arritja e saj tërheq vëmendjen e botës, sidomos që nga implementimi i Reformës dhe Hapjes, “Mrekullia e Kinës” rrjedh nga zhvillimi i shpejtë, Kina ka gjetur “Rrugën kineze”. Gjithashtu ambasadorja deklaroi se spiranca stabilizuese në marrëdhëniet ndërkombëtare, motor i rritjes së ekonomisë botërore, burim i energjisë pozitive gjatë zhvillimit paqësor, fuqia e re e qeverisjes globale, janë përshkrimi i Kinës. Gjatë fjalës kujtoi se në tetorin e sivjetshëm, do të mbahet sesioni i 19-të i Kongresit Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës. Gjatë Kongresit pritet të hartohet blu-print-i i karrierës së socializimit me karakteristikat kineze, ndërsa shtoi se janë të bindur që 1.3 miliardë kinezë do të hedhin hapa akoma më të mëdha gjatë procesit të realizimit të rilindjes kombëtare të Kinës. “Në 2017, ekonomia kineze vazhdon të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe pozitive. Në gjashtëmujorin e parë, ekonomia është rritur me 6.9%, vlera e shtuar e industrisë së tretë zë 54.1% të PBB-së të Kinës, numri i vendeve të reja të punës në qytete dhe rrethina arrin në 7.35 milionë. Në të ardhmen, Kina do ta thellojë zbatimin e idesë së saj të zhvillimit harmonik, të gjelbër, të hapur dhe me ndarje të përbashkët; do të adaptojë, përshtatë dhe orientojë normalitetin e ri të zhvillimit të ekonomisë; do të nxisë reformën strukturore ekonomike me anë të furnizimit, do të përshpejtojë strukturimin e sistemit të hapur të ekonomisë, forcojë rolin orientues të inovacionit në zhvillimin e saj dhe gjithashtu do të realizojë zhvillimin e qëndrueshëm”, shtoi ambasadorja e Kinës. Më tej ajo shtoi se Kina është përfituese e ekonomisë globale, por edhe kontribuese. “Që nga Reforma dhe Hapja, Kina ka tërhequr investimet e jashtme prej 1.7 trilionë dollarë, ndërsa investimi direkt i Kinës për vendet e rajoneve të tjera arrin në 1.2 trilionë dollarë. Pasi shpërtheu kriza financiare ndërkombëtare, mesatarisht çdo vit mbi 30% e rritjes ekonomike globale kontribuohet nga Kina. Kina do të këmbëngulë vazhdimisht për një politikë me dyer të hapura. Në politikën kombëtare do të ndjekë strategjinë që synon përftimet e përbashkëta; të ndërthurë zhvillimin kombëtar me atë ndërkombëtar; të sjellë më shumë përfitime për më shumë vende dhe popuj të tjerë duke realizuar njëkohësisht dhe vetëzhvillimin e saj. Zhvillimi i Kinës është një shans për gjithë botën, dyert e saj do të mbeten të hapura. Zhvillimi i ekonomisë kineze do të vazhdojë t’i sjellë botës efekte të mëdha pozitive”, vazhdoi ajo.

Ambasadorja e Kinës foli edhe për përvojën e saj në Shqipëri. “Kam punuar në Shqipëri për më shumë se dy vjet. Arrita të kuptoja miqësinë e palëkundur tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë, shpresoj që në kuadër të iniciativës “Një brez, një rrugë” dhe “Bashkëpunimit 16+1”, me përpjekjet e përbashkëta dhe mbi besim reciprok politik, të dy palëve të shfrytëzojnë potencial, të sjellim fuqi të reja për bashkëpunim ekonomiko-tregtar dhe më shumë frymë në shkëmbimet kulturore e njerëzore, që miqësia kino-shqiptare të japë më shumë fryte në të mirë të dy popujve tanë”, tha Ambasadorja e Kinës, Jiang Yu.
Sigal