Ambasadorja Gjermane: Zgjedhjet të lira, qeveria përpara një sfide të madhe

110
Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Sussane Schutz, ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Duke folur nga qyteti i Korçës, ambasadorja Schutz vlerësoi procesin e zgjedhjeve, duke u shprehur se gjithçka u zhvillua normalisht. Kryesuesja e delegacionit gjerman tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk ka qenë e ulët, por sipas saj ka qenë e mirë. Duke komentuar fushatën elektorale si pozitive, Schutz tha se procesi zgjedhor ka qenë i lirë dhe i ndershëm. “Për ne ka qenë një kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht dhe që morën pjesë 18 parti. Pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët, pra ka qenë relativisht e mirë.