Ambasadorja franceze: Zgjedhjet të mira, por sërish me probleme

473
Ambasadorja franceze Christine Vasak nga Vlora ka komentuar zgjedhjet e 25 qershorit, që sipas së cilës kanë qenë më të mira se ato të para 4 viteve.

Ajo u shpreh se gara elektorale u zhvillua normalisht dhe se pjesëmarrja ishte e mirë, por dhe edhe një këshillë për klasën politike shqiptare, pikërisht atë të nisjes së zbatimit të procesit të vetingut. “Kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht. Zgjedhjet ishin të mira krahasuar me 2013, por sërish kishte probleme. Pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët, ka qenë e mirë. Është bërë fushatë elektorale pozitive. Shqipëria ka prioritet BE-në, por duhet të plotësojë 5 pikat. Vetingu duhet të zbatohet në praktikë dhe jo të mbetet në teori”, deklaroi ambasadorja franceze.
Sigal