Ambasadorja franceze: Pa rezultate të reformave, s’ka negociata në 2019-n

467
Sigal

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak, ka dhënë sinjalet e para se hapja e negociatave vitin e ardhshëm nuk do të jetë dhe aq e lehtë. Christine Vasak: Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet. Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore, ishin dy nga kërkesat kryesore të Këshillit Evropian si detyra shtëpie për Shqipërinë që të sigurojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershorin e vitit 2019. Nga reforma në drejtësi tashmë priten rezultatet, ndërsa për reformën zgjedhore diplomatja franceze shprehet optimiste se do të përfundojë në kohë.