Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley deklaron se bashkëshorti i saj ka origjinë shqiptare

697
Nikki Haley, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB gjatë një pritje të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë përveccse bëri të ditur se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën, ajo rezervoi dhe një surprizë. 
Në praninë e ambasadorëve të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane diplomatja e lartë nuk la pa përmendur dhe faktin që bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare. 
“Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar. Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen”, tha Haley.
Arsyeja që e bëjmë këtë, vazhdoi Haley, është se kemi disa vlera të përbashkëta: respektojmë njëri-tjetrin, besojmë tek njëri-tjetri e kemi të njëjtat vlera demokratike. Ajo kujtoi sesi shqiptarët e Kosovës u treguan të gatshëm të ndihmonin kur Teksasi u godit nga uragani këtë vit e shtoi se kjo flet për lidhjet që dy popujt ndajnë mes tyre.
Ambasadorja la më tej të kuptohej se prania e saj në event ishte dhe një mesazh i qartë i faktit se Amerika do të vazhdojë të mbetet një vend mik për Kosovën.
Sigal