Ambasadorja e re e Ganës, Salma Frances Macell-Egala, i paraqiti Letrat Kredenciale, Presidentit Meta

481
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Republikës së Ganës në vendin tonë, zonjës Salma Frances Mancell-Egala.

Pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në përmbushjen e misionit diplomatik, Presidenti Meta shprehu besimin se akreditimi i Ambasadores Mancell-Egala në Tiranë do t’i japë një shtytje të re bashkëpunimit midis dy vendeve.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e gjata e miqësore, si dhe nënvizoi se ka ardhur koha që së bashku të eksplorojmë më mirë mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme e me interes të ndërsjellë për të dy vendet.

Duke vlerësuar interesin e Republikës së Ganës për të hapur një Konsullatë Nderi në Shqipëri, Presidenti Meta nënvizoi se, çelja e saj do t’i japë një shtytje të re bashkëpunimit midis dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.