Ambasadorja e OSBE-së: Nuk kam qenë e pranishme në vende ku zgjedhjet zhvillohen pa opozitën

492
Sigal

OSBE/ODHIR ka dalë sot në një konferencë për mediat lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri. Ambasadorja Aundrey Glover ka deklaruar se ditën e zgjedhjeve, i pranishëm do të jetë një delegacion nga Këshilli i Europës.

Pyetjes të gazetarëve nëse ka qenë e pranishme në një vend ku zgjedhjet zhvillohen pa opozitën, Glover ju përgjigj: “Jo, nuk na ka ndodhur ndonjëherë, por do shohim si do shkojë procesi zgjedhor. Mbetet për t’u parë”.

Glover tha se “roli jonë është të vëzhgojmë procesin zgjedhor, pasi nuk jemi këtu që të ndërhyjmë në asnjë lloj mënyre”.

“Është e rëndësishme të kihet parasysh se zgjedhjet s’janë një ditë. Kemi pasur kënaqësinë të kemi bashkëpunim me gjithë aktorët. Ne tashmë kemi patur reagime nga ministria e Punëve të Jashtme e komisioni i zgjedhjeve. Ne kemi ekspertë ligjorë, analistë të medias.

Së shpejti do kemi edhe 18 vëzhgues afatgjatë në Tiranë, do dërgohen në grupe dyshe për të vazhduar procesin në vend. Direkt para zgjedhjeve shpresojmë të kemi 250 vëzhgues afatshkurtër. Nëse kemi ndonjë përfaqësues te ambasada do doja ti inkurajoja sepse afati për aplikim është 10 ditë nga sot.”

Glover deklaroi se të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE janë angazhuar.

“Siç thashë fusha që do u kushtojmë vëmendje është puna e administrimit të zgjedhjeve.

Do shohim e pjesëmarrjen e grave e të pakicave. Regjistrimin e votuesve e të kandidatëve, median, financimin e fushatës, mënyrën si zgjidhen ankesat dhe apelimet.

Ne na intereson që procesi të jetë transparent, me barazi e paanshmëri.

A keni marrë pjesë në ndonjë vend ku zgjedhjet organizohen pa opozitën?

“Unë kurrë nuk kam marrë pjesë te vëzhgoj zgjedhje ku nuk është opozita. Këto janë zgjedhjet e 14 që monitorojmë në Shqipëri dhe e gjitha mbetet për t’u parë.”