Ambasadorja çeke: CEZ, një çështje politike

462
Ambasadorja çeke në Tiranë, Bronislava Tomasova e quan një çështje politike të vendit, aferën e CEZ. Ajo thotë se kjo çështje nuk ka qënë një kusht për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë, nga ana e Çekisë, duke u shprehur se gazetari e ka ndjekur çështjen përpara kësaj periudhe.
“Si diplomate e huaj nuk dua të komentoj një çështje që e quaj si një çështje ndërpolitike në vend. Në fakt, dua t’i kujtoj të gjithëve që sundimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur janë shumë të rëndësishme për operimin e kompanive dhe për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre në vend, dhe prosperitetin e vendit tuaj. Mendoj që gazetari e ka ndjekur çështjen që përpara statusit kandidat. Në fakt, KE dhe BB kanë mbështetur marrëveshjen e qeverisë shqiptare dhe CEZ. Në fakt, kur ne japim statusin për një vend gjithmonë konsiderojmë se si kanë ecur reformat në atë vend”, tha Bronislava Tomasova, ambasadorja e Çekisë në Tiranë.
Sigal