Ambasadori rus takon Prefektin e Qarkut Tiranë Sadi Vorpsi

867
Sigal

Gazeta
Telegraf/



27 shtator, Ambasadori rus Aleksandër Karpushin u takua me Prefektin e Qarkut
Tiranë Sadi Vorpsi.

Gjatë
bisedës u evidentua interesi reciprok i palëve për t’i çuar përpara lidhjet
ekonomiko-tregtare midis dy vendeve, përfshirë edhe në nivelin ndërrajonal. U
diskutua mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të thithur investimet ruse
në infrastrukturën turistike, bujqësinë dhe sektorë të tjerë në Qarkun Tiranë,
sidomos në zonën bregdetare.

Ambasadori
i Rusisë e njohu z. Vorpsi me planet për të zhvilluar pas një ndërprerjeje
7-vjeçare sesionin e radhës të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për
tregtinë, bashkëpunimin ekonomik dhe tekniko-shkencor. Gjithashtu, z. Karpushin
theksoi edhe domosdoshmërinë për të mbajtur në Tiranë në kuadër të Komisionit
një forum biznesi, ku sipërmarrësit e dy vendeve mund të gjenin pika të
përbashkëta dhe të kontaktonin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nga ana e tij,
Prefekti u shpreh i interesuar për të vendosur kontakte të qëndrueshme
komunikimi dhe dialogu midis Ambasadës Ruse dhe bashkive, që bëjnë pjesë në
Qarkun Tiranë.

Bashkëbiseduesit
ndanë bindjen se marrëdhëniet tradicionale të miqësisë që ekzistojnë midis dy
popujve, rus dhe shqiptar, duhet të shërbejnë si një themel i fortë për
avancimin e mëtejshëm të të gjithë spektrit të raporteve dypalëshe. U nënvizua
që pikërisht falë kësaj dashamirësie të ndërsjellë, tashmë me ritme mjaft të
larta po ecën përpara edhe bashkëpunimi Rusi-Shqipëri në fushën e kulturës dhe
arsimit.