Ambasadori Minarolli , letër Rudina Hajdarit, vajzës së Heroit të Demokracisë

747
Sigal

Po ju drejtohem thjesht si qytetar, por edhe me kontribut jo të pakët në demokracinë shqiptare. Por edhe për shkak të një marrëdhënie të veçantë që kam patur me babanë tuaj, të paharruarin Azem Hajdari. Ju sot jeni deputete e Kuvendit të Shqipërisë , jo falë ndonjë merite apo vlere ndaj partisë që ju kandidoi, por për shkak të detyrimeve morale që PD e themeluar nga babai yt dhe e mbarë demokratëve në nder dhe respekt të Heroit të Demokracisë. Jam i bindur se ju e keni ndjerë për shumë vite atë që demokratët, por edhe shqiptarët i janë mirënjohës babait tuaj, që ishte i pari që u ngrit kundër diktaturës dhe frymëzoi me mijra të tjerë për ta pasuar. Jam i sigurtë që shqiptarët nuk do ta harrojnë veprën e tij.

Të qenit në opozitë nuk është e lehtë. Edhe unë kam qenë shumë vite në Kuvend dhe shumica e tyre në opozitë. Kemi qenë të detyruar të bojkotonim Kuvendin, atëhere kur na mohoheshin të drejtat dhe pushteti bënte veshin e shurdhër. Kemi bërë edhe grevë urie. Ndoshta ke dëgjuar nga familjarët e tu se kam qenë shtatë ditë në një greve urie me Azemin e plagosur dhe me dy kolegë të tjerë në një makinë të vogël para RTSH. Pse? Se na mohuan të drejtën e fjalës dhe dolëm nga greva atëhere kur pushteti u tërhoq. Por një maxhorancë, ku ju ra për pjesë nuk besoj të sillet me opozitën në asnjë vend të rruzullit. Ju i dini më mirë se unëe se ç’përfaqëson kjo mazhorancë. Për këtë arsye e justifikoj veprimin e fundit të opozitës, jo thjesht për të ndërruar një qeveri e për ta zëvendësuar me një tjetër, por për të ndryshuar sistemin politik, që ka të bëjë me ndarjen e politikës nga krimi i organizuar, ndryshimi i ligjit zgjedhor që çdo votë të ketë vlerë, një sistem mazhoritar, ku çdo përfaqësues të ballafaqohet me zgjedhësit dhe gjithçka tjetër në shërbim të demokracisë. Ju Rudina keni thënë se do të vendosni pasi të konsultoheni me ndërkombëtarët. Detyrimi juaj moral është ndaj partisë që të kandidoi dhe ajo në mënyrë statuore dhe demokratike e ka marrë vendimin. Por ti ke edhe një detyrim tjetër, karshi asaj zone elektorale, ku mund te jeni formalisht emëruar nga partia. Shkoni pyesni ata dhe vendoseni .

Sa për ndërkombëtarët ,edhe ti e di pa i pyetur cili do jetë mendimi i tyre. Pyesni edhe njerëzit tuaj më të afërt, që kanë përjetuar ato rreziqe që kanë përjetuar edhe të gjithë demokratët. Opozita tashme e ka marrë vendimin dhe unë të siguroj që babai yt kurrë nuk do e braktistë atë force politike që e krijoi, në atë kohë, kur edhe jetën mund ta kishte rrezikuar. Dhe unë e kam bindjen që atij i morën jetën për të korigjuar atë që nuk e bënë në ato ditë dhjetorit të 1990. Se atë kohë që e vranë ai nuk paraqiste asnjë rrezik për pushtetin. Rudina, mos u nda nga ata njerëz që edhe sot në ndeshje me padrejtësinë e pushtetit, kanë emrin e babait tënd në gojë dhe vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e tij, që ende ka mbetur e parealizuar.

Miqësisht Vili Minarolli