Ambasadori Lu një tjetër deklaratë të fortë: Fildez Hafizin e la në baltë drejtësia

190
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka dhënë deklarata të tjera të forta ditën e sotme, gjatë aktivitetit të organizuar për 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës.

Ai tha se gjyqtaren Fildez Hafizi e la në baltë sistemi i drejtësisë.
Po kështu ambasadori amerikan është shprehur hapur kundër lirimit të ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lul Berisha. Nuk kanë munguar as emra të tjerë të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi dhe Klement Balili në deklaratën e ambasadorit Lu. Ai tha se Shullazi vijon të bëjë trafik droge nga qelia, ndërsa Balili prej 18 muaj i shpëton drejtësisë.
“Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildez Hafizin. Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga burgu. Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi burgut, Berisha është i lirë. Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë. Shkak, paaftësia e policisë, prokurorisë e Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë ambasadori Lu.