Ambasadori Lu letër Halim Kosovës: Fushata juaj, shenjë që sistemi politik po maturohet

65
Ambasadori Amerikan, Donald Lu në një letër dërguar kandidatit të djathë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova e ka përgëzuar atë për fushatën pozitive.
Në letër citohet se Kosova u angazhua për të vijuar një proces të ndershëm dhe të hapur.
“I dashur Dr Kosova. Doja të dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.
Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet.
Ne të falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punë tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të ardhmen të afërt”. Sinqerisht Donald Lu”, thuhet në letrën e ambasadorit Donald Lu.