Ambasadori LU: Gjyqtarë të korruptuar lini vetë detyrën, do të shkoni në burg

471
TIRANË – Nëse shumë gjyqtarë në vendin tonë e kanë me pikëpyetje nëse janë të korruptuar ose jo, ambasadori amerikan në vendin tonë Donal Lu është kujdesur t’i heqë çdo dyshim. Madje Lu i ka dhënë edhe një këshillë: Se nëse e gjejnë veten në ndonjë pjesë të këtyre konstatimeve, siç janë ryshfeti apo pasuritë e pajustifikuara, të heqin dorë nga detyra, ndryshe shumë shpejt do të përfundojnë në burg.
“Nëse keni marrë ndonjëherë para në shkëmbim të një vendimi gjykate, ju jeni i korruptuar. Edhe nëse e ke bërë vetëm një herë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm për gjyqtar. Nëse ulni kokën dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime ka të ngjarë që të jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse ky është rasti ju nxis ta lini këtë profesion menjëherë, mund edhe të përfundoni në burg së shpejti”, tha Lu gjatë Konferencës Kombëtare Gjyqësore.
Vlahutin:Reforma në Drejtësi Domosdoshmëri për gjyqësorin
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin e konsideron reformën në Drejtësi si një domosdoshmëri për sistemin gjyqësor në vend, ndërkohë që ka gantuar gjyqtarët e prokurorët që kjo nuk është një reformë kundër tyre dhe se asnjë gjyqtar apoprokuror i pakorruptuar nuk do të shkarkohet.
Vlahutin ka theksuar se, përmes kësaj reforme duhet t’i jepet fund sjelljeve korruptive pasi reforma do kthejë dinjitetin e shqipëtarëve.
“Ajo është projektuar për të sjellë besimin dhe dinjitetin për ata që bëjnë punë me përkushtim e me ngjërgjegjie. Ajo është për ti dhënë fund sjelleve korruptive e joprofesionale që po shkatërrojnë reputacionin tuaj dhe themelet e demokracise në Shqipëri” tha Vlahutin.
Në këtë kontekst, Vlahutin theksoi se gjyqtarët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe se për transferimin e tyre do të ketë kritere më të qarta. 
Sigal