Ambasadori Lu dhe ministri Tahiri takojnë Ramën në Kryeministri

54
Sapo ka nisur një takim tre palësh mes ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe Kryeministrit Edi Rama.
Kanë qenë ambasadori Lu dhe ministri Tahiri që kanë mbërritur në Kryeministri për të takuar shefin e qeverisë.
Situata politike, reforma zgjedhore e sidomos ajo në drejtësi pritet të jenë çështjet kryesore të diskutimit.
Nuk dihet nëse temë e takimit do të jetë edhe përplasja mes ambasadorit amerikan dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.