Ambasadori Italian: Mazhoranca të bëjë një hap drejt dialogut

394
Sigal

Ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillo i ka bërë dje një thirrje mazhorancës që të bëjë ajo e para hapin për të ftuar opozitën në dialog, për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ambasadori Cutillo: Mesazhi im për politikanët është një mesazh i dyfishtë. Protestat janë një e drejtë, por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore, duke mos shkaktuar dëme ndaj personave, apo ndaj institucioneve. Mesazhi i dytë është mesazh që i përket forcave politike, por pak më shumë mazhorancës. Të bëjnë një hap drejt dialogut politik mes tyre. I takon mazhorancës që të çojë përpara të gjithë reformat. Zgjatja pa fund e këtyre pasigurive politike nuk është në interes të vendit, por nuk është as në interes të qeverisë. Kjo krizë politike ka vënë në pikëpyetje shumë investitorë dhe më tej. Ambasadori Cutillo nuk e përjashtoi mundësinë se situata mund të ndikojë edhe në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave në muajin Qershor nëse mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë zgjidhje.