Ambasadori i Suedisë: Zgjedhjet, sipas standardeve të BE, të mos pranohet blerja e votës

387
Ambasadori suedez Patric Svensson ka folur mbi zgjedhjet e 21 qershorit nga të cilat na ndajnë vetëm pak ditë.
Nga qyteti i Gjirokastrës Svensson ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë sipas standardeve të larta e progresit që BE pret të ndodhë pasi janë një shans i mirë për Shqipërinë dhe integrimin, si dhe ka theksuar se blerja e votës është një fenomen që nuk duhet pranuar dhe se duhet bërë e pamundura për ta evituar.
Patric Svensson “Deri tani kemi një fushtë elektorale të qetë dhe normale, shpresojmë që i gjithë ky proces të jetë brenda standardeve demokratike. Këto zgjedhje duhet të mbahen sipas stanardeve te larta europiane dhe progresit që BE pret të ndodhë. Përgjatë 5 viteve që ndodhem në Shqipëri shoh progres, edhe Komisioni Europian e ka njohur progresin e Shqipërisë. Sfidat janë akoma prezente, 5 prioritetet kryesore duhet të vijojnë, të punohet për to, të materializohen. Procesi i dekriminalizimit është një proces në vazhdim, që kërkon kohën e vet, progresi duhet bërë hap pas hapi. Ne presim progres në këtë process. Shqipëria e shqiptarët meritojnë politikanët më të mirë, me kualifikimet më të mira që t’i shërbejnë popullit dhe votuesve me menyrën më të mirë të mundshme. Blerja e votës, fenomen që nuk duhet pranuar.
Duhet bërë e pamundura për tu evituar. Blerja apo shitja e votave nuk është akt demokratik në asnjë vend. Shpresoj që prokuroria të bëjë progres për ta luftuar këtë fenomen. Kam parë deklarata të politikaneve që e luftojnë këtë fenomen dhe kjo eshte diçka e mirë. Duhet të veprohet praktikisht për zhdukjen e këtij fenomeni.”
Sigal