Ambasadori i SHBA takon Berishën: Nuk hetojmë çështjen “Doshi”

447
Dje Ambasadori Lu u takua me ish kryeministrin dhe deputetin e PD-së Sali Berisha për të diskutuar zhvillimet aktuale në politikën shqiptare. Ambasadori Lu ritheksoi mbështetjen e SHBA për dekriminalizimin nga të gjitha partitë dhe rëndësinë që ka pjesëmarrja konstruktive e opozitës në këtë process për forcimin e institucioneve demokratike. Në lidhje me pretendimet e ngritura nga Z. Doshi kundër Z. Meta, kjo është një çështje që duhet ta zgjidhin shqiptarët. Ambasadori Lu theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin ndonjë hetim të këtyre pretendimeve por në vend të kësaj, të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur të pretendimeve nga Prokurori i Përgjithshëm.

Rastësi….
Sigal

Dje në Gazetën
Telegraf, analisti Frank Shkreli,ish Drejtor i VOA për Euro Azinë dhe një nga 4
pjesëtarët e delegacionit të parë Amerikan Mars 1991 ( ku u hap ambasada e
SHBA) shkruante:
 “Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në
Tiranë, Donald Lu u angazhua se vendi i tij do të vazhdojë t’i mbështesë
shqiptarët në këtë betejë të rëndësishme. Kjo është një mbështetje e nevojshme,
por kjo luftë kundër “krimit, dhunës dhe korrupsionit”, nëqoftse do të
dalë me sukses, është një l
uftë që duhet të bëhet
nga shqiptarët dhe se fitorja kundër këtyre të këqiave duhet të sigurohet
gjithashtu nga vet shqiptarët, për një të ardhme më të ndritur të kombit
shqiptar dhe për të mirën e marrëdhënjeve më të forta midis Shteteve të
Bashkuara dhe Shqipërisë, bazuar mbi të gjitha, në vlerat e përbashkëta
njerëzore.”
Kurse tani në mbrëmje , Ambasadori I SHBA-ve Lu
gjatë takimit me ish-Kryeministrin Berisha , citohet të ketë thënë kështu mbi
zgjidhjen e problemeve si ajo “Doshi”:
Lu: “ Çështja “Doshi” të zgjidhet nga shqiptarët,
të kryhet hetim i pavaru”….
 Me sa duket, kemi të njëjtin qëndrim …. ( E.Musai )