Ambasadori i SHBA, Donald Lu: Kam shumë punë për të bërë në Shqipëri, dua të zgjas mandatin

583
Ambasadori Amerikan në vendit tonë, Donald Lu disa ditë më parë bëri një deklaratë të fortë, ku foli për situatën e krimit në Shqipëri.
Ndërsa ditën e sotme, Lu është shprehur se ka dëshirë që të zgjasë qëndrimin e tij si ambasador në vendin tonë.
Lu deklaroi se deri kur të largohet nga Shqipëria, ka shumë punë për të bërë, si dhe shpreson se kërkesa e tij të merret parasysh nga autoritetet amerikane.
Pyetje: Ambasador Lu, në janar ju mbushni tre vjet në Shqipëri. A do të largoheni atëherë?
Përgjigje: Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë sëbashku.
Sigal