Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt: Kemi marrë propozime nga partitë për reformën zgjedhore

426
Sigal

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, ka folur nga Korça lidhur me reformën zgjedhore.

Sipas Ambasadorit ka disa propozime nga partitë dhe prezenca e OSBE do të ndihmojë me ekspertizën e saj. Me rëndësi, tha ai, është që reforma të realizohet në mënyrën më të mirë.

Borchardt: “Fusha është shumë e hapur dhe kemi çuar sugjerime, e rëndësishme është që këto sugjerime të bëhen në mënyrë sa më formale. Mora sugjerim në lidhje me reformën mbrëmë, por nuk kisha kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar. Nuk pata kohë ta studioja propozimin, sepse po bëhesha gati në Korçë”

Ambasadori i OSBE gjendet në Korçë për reformën e shërbimit të provës.