Ambasadori francez : Vende ku s’ ka opozitë janë diktaturat

394
Sigal

Vetëm pak javë në  Shqipëri dhe ambasadori francez, Bernard Fitoussi është shprehur i magjepsur me ndryshimet që ka bërë vendi. Por kur vjen puna për luftën ndaj korrupsionit dhe sistemin e drejtësisë ai thotë se ka ende për të bërë.
 
“Ka një sërë reformash për tu përmbushur si ajo në drejtësi, dhe në luftën kundër korrupsionit por siç themi ne francezët e shohim gotën gjysmë plot edhe në këtë drejtim”, deklaroi Ambasadori francez në Shqipëri, gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit.
 
Sa i përket mazhorancës, Bernard Fitoussi tha se “sigurisht që ka diferenca mes mazahorancës dhe opozitës por të vetmet vende ku nuk ka opozitë janë diktaturat”.