Ambasadori Fitoussi: Franca njohu miq të vërtetë si Shqipëria

481
Ambasadori i Frances në Tiranë, Bernard Fitoussi, me rastin e ditës së pavarësisë së Francës, 14 Korrik, organizoi te marten ne mbremje një ceremoni, ku të ftuar ishin persenalitete të larta të politikës dhe diplomacisë në vend.
Ambasadori Fitoussi gjate fjales se tij vlerësoi lart marredhëniet mes Shqipërisë dhe Francës dhe theksoi se “Nuk do t’i harrojë kurrë ato çaste prekse të 11 janarit. Nuk do t’ju harrojë ju zoti President i Republikës, ju zoti kryetar i Parlamentit, Ilir Meta, që erdhët të më shkruani në librin e ngushëllimeve në rezidencën e ambasadës së Francës. Po ashtu dhe kryeministrin Edi Rama që bashkë me ministrin e Jashtëm dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare parakaluat në rrugët e Parisit. Si dhe ju përfaqësues të politikës e shoqërisë civile shqiptare që erdhët për t’i dëshmuar Francës solidaritetin dhe dhemshurinë tuaj. Nëse Franca mund të ketë dyshime te vetja, ajo njohu miq te vërtete dhe Shqipëria është një mik i madh”.
14 korriku është festa e bashkimit që kombit, forcon memorien tonë se faktorët e dasive dhe përcarjeve janë të shumta në botën e sotme. Ata që përpiqen të ndajnë njerëzimin duke imponuar terrorizmin barbar, jane terroristë qe nuk i përkasin asnjë feje dhe asnjë kauze dhe për këto arsye, Franca dhe Shqipëria janë pranë njëra- tjetrës për të luftuar kundër terrorizmit pa mëshirë”.
“Duhet t’u themi atyre që duan të zhbëjnë bashkimin kombëtar nëpërmjet korrupsionit dhe krimit të organizuar, se do t’i luftojmë pa mëshirë, pasi ata prekin paktin social të çdo qytetari. Për Francën ka shumë rëndësi lufta kundër korrupsionit, pasi perbën nje pririorit kyç”, tha ambasadori francez.
)Ambasadori Berbard Fitoussi, duke u shprehur per zhvillimet ne vend, u shpreh se me rëndësi është reforma në sistemin e drejtësisë, si dhe permendi zgjedhjet e 21 qeshorit. “Nuk mund të harroj një ngjarje të vogël për zgjedhjet vendore dhe dua të ndaj me ju dy gjëra që kemi vëzhguar. Populli shqiptar u shpreh se procesi elektoral nuk ishte i keq, por mund të ishte edhe më i mirë. Por, sipas parimit themelor se sovraniteti i përket popullit, nëse është cënuar ky parim, presim të dënohen rëndë cënuesit. Një imazh tjetër është ai i një njeriu te veshur me të bardha që parakaloi në Paris, një njeri i paqës e i dashurisë, i cili erdhi për të përshëndetur bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Dhe një imazh i fundit ai i gjashtë kryeministrave sëbashku, e kam fjalën për bashkëpunimin e rajonit në vend të luftrave dhe konflikteve që i përkasin një shekulli tjetër. Do të dëshiroja të përshëndës komunitetin francez në Shqipëri dhe dua t’ju sigurojë se ambasada Franceze në Tiranë është shtëpia juaj”, tha ambasadori Berbard Fitoussi.
Sigal