Ambasadori finlandez shuplakë Maqedonisë, dygjuhësia është pasuri e vendit

523
Ambasadori finlandez në Shkup, Petri Ikonen, ka deklaruar se e ardhmja e ballkanit është bë BE. Sipas tij, kjo është e rëndësishme posaçërisht për vende të vogla si Finlanda dhe Maqedonia.
Sipas tij, natyrshëm Maqedonia bën pjesë në BE dhe dëshiron që vendi të jetë pjesë e BE-së, duke shtuar se bëjnë çmos që vendet e rajonit përfshirë Maqedoninë të arrijnë të jenë pjesë e BE-së.
Ikonen bëri të ditur se në Finlandë jetojnë 5.5 milionë banorë, ndërkaq 6% e tyre janë suedez. Në lidhje me dygjuhësinë, ambasadori shprehet se e konsideron si pasuri të vendit të tij. Ai shpreh dëshirën që Finlanda t’i ndihmojë Maqedonisë në aspekt të eurointegrimeve.
Sipas AIM-së, në lidhje me organizimin e përvjetorit të 100-të të Finlandës, parashihen shumë aktivitete nëpër botë. Në këtë aspekt, në Shkup do të mbahet koncert në gjuhën finlandeze, në nëntor të këtij viti.
Sigal