Ambasadori Donald Lu: Të pasurit e blejnë drejtësinë

455
Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu ka folur sërish hapur për gjendjen e rëndë të sistemit tonë të drejtësisë dhe nevojën imediate për reformimin e tij. 
Deklarata e Lu-se
Një nga arsyet përse më intereson reforma në drejtësi është një histori për një grua shqiptare dhe se si një gjyqtar e privoi nga fëmijët. Gruaja ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite. Ai ishte dënuar më parë për krime seksuale. Pas vitesh vuajtje gruaja gjeti kurajën ta linte bashkëshortin për sigurinë e fëmijëve. Kur shkoi në sistemin e drejtësisë për të kërkuar drejtësinë gjeti më shumë vuajte. Gjyqtari i dha një krimineli të dhunshëm seksual të dënuar më parë të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë e fëmijëve të saj. Kjo i theu zemrën.
Pse një gjyqtar do të vendoste në favor të një personi të tillë? Arsyeja është korrupsuioni. Korrupsioni në drejtësi i lejon gjyqtarët, politikanët të mbushin xhepat me para të pista. Kjo shkatërron jetët e njerëzve normalë të ndershëm. Në një sistem të korruptuar viktimat janë shpesh gra, të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa të varfrit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat. Sa herë ju vidhen të drejtat grave të pafajshme në Shqipëri nga gjyqtarë të korruptuar dhe të paaftë? Dhe sa kohë duhet të presim, që të pasurit dhe të fuqishmit të thonë se nuk janë ende të kënaqur me këtë reformë në drejtësi?
Propozimi për reformën në drejtësi po i jep njerëzve shpresën se ndryshimi po vjen. Ekspertët e SHBA u përfshinë në hartimin e 58 ndryshimeve kushtetuese, ndryshe nga propozimet e mëparshme ky propozim ofron një mekanizëm për të vlerësuar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë.
Ne i përkrahim ata fuqimisht, por puna e vështirë nuk ka mbaruar. Është e rëndësishme që shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre të kenë mundësinë e diskutimit të kësaj reformë të rëndësishme. Kemi parë propozimin e Komisionit të Venezias dhe propozimi i tanishëm duhet të përfshijë ndryshime për të reflektuar idetë më të mira nga komisioni i Venezias, nga ekspertët e opozitës, gjyqtarët, prokurorë, dhe publiku.
Ky proces ka filluar tashmë. Kjo reformë i jep Shqipërisë mundësinë për të pastruar sistemin e drejtësisë nga ky kancer i korrupsionit dhe për të vendosur besimin e burrave dhe grave të zakonshëm se ata do të marrin drejtësi.
U kërkoj gjyqtarëve të konsiderojnë gruan e ndershme që humbi fëmijët e saj, shtëpinë e saj dhe jetën e saj, sepse një gjyqtar i korruptuar vendosi se i duheshin më shumë për të financuar stilin e tij lukzos të jetesës. 
Dhuna në familje, Majlinda Bregu: Bilanc lufte, drejtësi për të gjithë
Deputetja Majlinda Bregu ka deklaruar se, shifrat e rateve të dhunës në familjet shqiptare janë të ngjashme me ato të një vendi në luftë, duke shtuar se, Reforma në Drejtësi është hapi i parë për të mos i mohuar drejtësinë askujt.
Sipas Bregut duke qenë se fenomeni i dhunës me bazë gjinore është në nivele të larta, patjetër sistemi i drejtësisë ka nevojë urgjente për një “shkundje” pasi 3090 gra kanë rënë viktima të dhunës gjatë vitit të kaluar.
Ajo ka shtuar se, pavarësia ekonomike shpëton gratë nga dhuna.
Këto deklarata Majlinda Bregu i bëri sot, gjatë një takimi të mbajtur për reformën në Drejtësi, duke trajtuar çështjen e dhunës në familje dhe sesa kjo reformë mund të ndikojë në uljen e këtij fenomeni, përmes dënimit të merituar të çdo personi që e ushtron dhunën në familje. 
Sigal