Ambasadori Donald Lu dhe Vlahutin takim 50 minuta me Bashën

447
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu duket se ka pasur një takim me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadorë të tjerë.
Takimi është zhvilluar në zyrat e BE-së tek qendra tregtare ‘Coin’. Gazetarët që kanë qenë të pranishëm aty, kanë treguar se nga zyrat që ndodhen në këtë ndërtesë ka dalë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Fillimisht u fol për një takim të Bashës me dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin, por ky takim nuk është konfirmuar. Më shumë duket si rastësi që Basha dhe ambasadorët të kenë qenë në të njëjtën ndërtesë dhe në të njëjtin orar.
Kujtojmë këtu se në këtë ndërtesë ka zyrat edhe bashkëshortja e kreut të PD-së dhe basha e viziton thuajse çdo ditë.
Sigal