Ambasadori Britanik Norman: Situata polititike është delikate. Zgjedhjet vendore pa opozitën mund të bëhen, por ato nuk janë demokratike

89

Ambasadori britanik: Zgjedhje pa opozitën mund të bëhen, por nuk janë demokratike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman është i qartë në qëndrimet e tij në lidhje me krizën politike në vend. Duke folur nga Shkodra, ambasadori britanik është shprehur se teknikisht zgjedhjet mund të zhvillohen në datën 23 qershor, por ai thotë se këto zgjedhje nuk mund të jenë demokratike.

Çfarë ju shqetëson?

Jemi duke parë një situatë delikate politike dhe që kërkon që të gjitha palët si opozita edhe qeveria të ulen në një tryezë dialogu. Lufta ndaj krimit të organizuar është një çështje që na shqetëson të gjithëve ne. Isha këtu në Shkodër për të dëgjuar disa nga sukseset e fundit të policisë, por edhe çfarë mbetet për t’u bërë.

Cila mund të jetë zgjidhja për krizën politike dhe a mund të ketë zgjedhje me 30 qershor?

Zgjidhja për krizën politikë është në fakt, që të dyja palët të bisedojnë me njëra-tjetrën dhe çdo zgjidhje patjetër që mund të vijë vetëm përmes dialogut. Sa i përket zgjedhjeve, më 30 qershor mendoj që teknikisht mund të realizohen në datën e caktuar, por është e rëndësishme që të jenë demokratike dhe kjo do të thotë, se të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.

Mund të bëhen pa opozitën, nëse opozita nuk futet në zgjedhjet e 30 qershorit?

Teknikisht, them, se po mund të bëhen, por në fakt zgjedhjet në çdo vend duhet që të jenë një proces demokratik dhe duhet t’i japin mundësi qytetarëve të zgjedhin mes alternativave, ndërsa teknikisht, natyrisht që mund të bëhen zgjedhje pa opozitën, por, nëse kjo do ishte një gjë e mirë apo jo, mbetet për t’u parë.

Ju shqetëson fakti i bandave kriminale apo politikës në disa segmente të saj të kapura nga krimi ose institucioneve të ndryshme?

Mbetet akoma shumë për t’u bërë dhe kjo është arsyeja, pse qeveria britanike punon me atë shqiptare për ta luftuar krimin e organizuar të dyja bashkë.