Ambasadori Boschardt e tjetërson OSBE në PSBE (PS), mohon 2 miliardë eurot e trafikut të drogës pas vitit 2013

450
Përpëlitjet komike të kupolë-kanabisit të “Rilindjes sorosiane dhe të “shërbëtorëve” të tyre të huaj, për të blerë pushtetin më 18 qershor, me miliardat e trafikut të drogës
Kreu i OSBE, pas “gjyqit” që i bëri ministri Tahiri, deklaroi: Më keqkuptuat, nuk e kisha fjalën për qeverisjen e PS. 
Ministri Tahiri, pas takimit me ambasadorin, deklaroi: “E sqaruam keqkuptimin, ambasadori e ngatërroi me kohën e Saliut.”
Deklarata e dy ditëve më parë e ambasadorit të OSBE-së, Bernd Boschardt, bërë në emisionin televiziv të drejtuar nga kryetarja e Bordit të “Soros” në Shqipëri, se 2 miliardë euro të trafikut të drogës shqiptare e prodhuar nga vitit 2013 e deri tani, mund të përdoren në zgjedhjet e 18 qershorit për të blerë deputetë. Por deklarata e tij, shkaktoi reagime të forta në ambientet politike shqiptare e ato ndërkombëtare. Por vetëm pas 48 orësh, ambasadori i OSBE-së, Bernd Boschardt e ka dredhur “gjuhën” publikisht, duke mohuar deklaratën me “sqarimin” se nuk e ka thënë ashtu siç u publikua nga mediat dhe siç u interpretua edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha, në një emision tjetër televiziv dhe nga faktori ndërkombëtar, madje edhe u kundërshtua dhe u sulmua ashpër edhe nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Nuk e dimë, se cilët ia përdrodhën kaq shpejt “gjuhën” ambasadorit Bernd Boschardt, që OSBE po e përdor si PSBE të rilindjes sorosiane, por dimë faktin që është plotësisht e vërtetë, deklarata e tij e parë me alarmin real, për 2 miliardë euro që vijnë nga trafiku i drogës, të cilën e lejon dhe e menaxhon kupola e policisë së “rilindjes” për të blerë numra deputetësh në 18 qershor 2017. Mjafton ky mohim I deklaratës brenda 48 orëve, për të kuptuar se ai e ka tjetërsuar misionin dhe selinë diplomatike të OSBE, në PSBE (PS)! Kujtojmë, që këtë mohim të 2 miliardë eurove të drogës me të cilat ekziston rreziku të blihen deputetë, ambasadori Boschardt e bëri dje, kur ministri Tahiri i shkoi në “shtëpi” ambasadorit dhe i kërkoi “llogaridhënie” për deklaratën “bombë:, mbasi drejton dikasterin që ka detyrë të bllokoj kultivimin dhe trafikun e drogës! Madje, zyra e OSBE në Tiranë, që varet prej Ambasadori Bernd Boschardt, në deklaratën e saj mohuese, foli edhe me “gjuhën” e shifrave të kryeministrit dhe ministrit të “Rilindjes”, Saimir Tahiri për luftën kundër drogës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, duke thënë të kundërtën e shefit të saj, ka dalë nga “uniforma” diplomatike dhe ka veshur “uniformën” politike të kupolës së qeverisjes shqiptare. Ja deklarimi zyrtar i OSBE: 

“Në 2017, ftojmë partitë politike të mbajnë vlerën e 2013 në 2 miliardë euro. Aksioni i fuqishëm kundër kanabisit dhe zbatimi i tij është i nevojshëm. Gjatë vitit 2016, janë shkatërruar më shumë se 2.5 milionë rrënjë kanabis e barabartë me mbi 1 mijë tonë marijuanë dhe ky është një sukses i mirë”.
Sigal