Ambasadori austriak mesazh nga Shkodra: Dialogoni për të zgjidhur ngërçin politik, mos bojkotoni zgjedhjet

470
Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johan Sattler, ka përcjellë nga Shkodra një mesazh për krerët e politikës shqiptare. Ai tha se partitë politike duhet që të dialogojnë me njëra-tjetrën për të zgjidhur ngërçin politik.
“Ne shpresojmë që palët të dialogojnë për të zgjidhur ngërçin politik duke qenë se tashmë Shqipëria është në një vit zgjedhor. Shpresojmë që të gjitha partitë të marrin pjesë në procesin zgjedhor sepse kjo është e rëndësishme”, u shpreh ai.

Këtë deklaratë, ambasadori Johan Sattler e bëri gjatë një vizite në shkollën austriake në Shkodër.
Sigal