Ambasadori Arvizu: “Duhet demokraci funksionale”

440
Sigal

Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu ka patur një bisedë me dyer të mbyllura me anëtarët e Komisionit Parlamentar Shqiptar të Sigurisë, në prag të shqyrtimit të një ligji tepër të rëndësishëm, atë të mbikëqyrjes parlamentare në shërbimet informative dhe ato të Sigurisë kombëtare. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu pas takimit ka dhënë tre mesazhe të forta dhe të qarta, jo thjesht dhe vetëm në adresë të deputetëve të Komisionit. Tre pikat e Arvizus mund të përkthehen si shqetësime dhe detyrime për Shqipërinë që të ketë një demokraci funksionale, të jetë faktor stabiliteti në rajon, larg retorikave nacionaliste të muajve të fundit dhe ku kontrolli civil, ai parlamentar mbi strukturat ushtarake, më konkretisht Ministrinë e Mbrojtjes është një domosdoshmëri e këtij sistemi demokratik.

 Leonard Demi: Javën e ardhshme pr/ligji për mbikëqyrjen parlamentare

 “Ky është një dialog i kahershëm që ne kemi të cilin do e vijojmë edhe me përkrahjen e ambasadës amerikane. Javës që vjen në komisionin e sigurisë në do diskutojmë ligjin e mbikëqyrjes parlamentare të institucioneve informative të vendit tonë”, tha Demi.
Ilir Gjoni: Me rëndësi mbikëqyrja e sigurisë!
Përfaqësuesi i PS-së në Komision Ilir Gjoni vuri theksin tek rëndësia e mbikëqyrjes së institucioneve të sigurisë në vend.
“U vlerësua bashkëpunimi që atasheu ushtarak dhe gjithë personeli i SHBA i kanë dhënë institucioneve të sigurisë. U theksua si nga ambasadori dhe gjithë anëtarët e komisionit mbikëqyrja e elementëve të sigurisë”, tha Gjoni.

Ndërsa anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare nga të dy palët politike, në prononcime për “Telegraf”,  thanë se, vizita e ambasadorit Arvizu në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ishte në shkëmbim të një trajnimi që bënë anëtarët e këtij komisioni parlamentar me ndërkombëtarët, për temat e rritjes së transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe mbikëqyrjes parlamentare të institucioneve të sigurisë.

 Komente të Ambasadorit të SHBA-ve, Aleksandër A. Arvizu për Median pas Takimit me

Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë

 Së pari, dëshiroj të shprehem që e vlerësoj sinqerisht ftesën e Kryetarit Demi dhe Zv.kryetarit Gjoni që më ftuan. Patëm një diskutim shumë konstruktiv. Fokusi i takimit, siç e shprehën dy zotërinjtë, ishte roli i mbikëqyrjes parlamentare mbi çështjet ushtarake dhe të sigurisë së vendit.  Folëm mbi parimet themelore, meqenëse si Shtetet e Bashkuara edhe Shqipëria janë aleatë në NATO. Mes parimeve të shumta që diskutuam, theksin e vumë tek tri prej tyre posaçërisht. I pari është që çdo anëtar i NATO-s merr përsipër angazhimin të ketë një sistem funksionues politik demokratik të bazuar në ekonominë e tregut. Parimi i dytë është angazhimi për marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Parimi i tretë themelor është mbikëqyrja civile mbi veprimtaritë ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare. Përsëris, ishte një diskutim shumë i frytshëm. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partnere me Shqipërinë dhe presim me kënaqësi ndërveprime të tjera të këtij lloji.

Remarks by U.S. Ambassador Alexander A. Arvizu

to Media Upon Conclusion of Meeting with

Albania’s Parliamentary Committee on National Security

 First of all, I want to express sincere appreciation to Chairman Demi and to ranking member Gjoni for the kind invitation. we had a very constructive discussion. The focus of it, as the two gentlemen indicated, was the role of parliamentary oversight over the military and security affairs of the country. We did talk about the foundational principles, since both the United States and Albania are NATO Treaty allies. Among the many principles we discussed, there were three in particular that we highlighted. Number one is that every NATO member undertakes a commitment to having a functioning democratic political system based on a market economy. The second principle is a commitment to good relations with the neighboring countries. The third foundational principle is civilian oversight over military activities and national security affairs. Again, it was a very productive discussion. The United States is very proud to partner with Albania and we look forward to interactions of this kind.

 Thank you.

Sequi: Shqipëria sot pa Europën, jo një vend më i mirë

 Kreu i prezencës së Bashkimit Europian, Ettore Sequi ka menduar t’i përgjigjet sot zërave skeptikë që kritikojnë Bashkimin Europian për tejkalim kompetencash në çështjet e brendshme të Shqipërisë. I pranishëm në një aktivitet të organizuar në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit, Sequi u shpreh se Shqipëria nuk do të ishte më e mirë pa mbështetjen e BE, e cila sipas tij, ka kontribuar jo me fjalë po me vepra konkrete pa asnjë axhendë të fshehtë. “Theksojmë se në kornizën e aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim, përpjekje dhe investime të rëndësishme nevojitet që të bëhet në përputhje me kriteret europiane, duke përfshirë edhe zbatimin e ligjit. Mesazhi ynë politik është i qartë, Shqipëria duhet të ndjekë shembullin europian për mjedisin, sepse është thelbësore që të përmirësohen standardet e jetesës së njerëzve, duke përfshirë edhe stimulin e ekonomisë. Për ata persona jo të shumtë që kritikojnë Europën dhe Bashkimin Europian, unë ju them se jemi të kënaqur për atë që bëjmë, për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë, jo vetëm me fjalë por edhe me fakte, pa asnjë axhendë të fshehtë. Shqipëria pa Europën sot nuk do të ishte një vend më i mirë”, tha ai. Duke dalë jashtë fjalimit të parapërgatitur dhe që kishte në fokus mbështetjen që Bashkimi Europian ofron në mbrojtje të mjedisit në Shqipëri, Sequi tha se BE dëshiron që Shqipëria të jetë një vend më i mirë për shqiptarët, duke u angazhuar në mënyrë konkrete, që kjo të realizohet.