Ambasadori amerikan Donald Lu takim në Kryeministri

374
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë i ka shkuar në zyrë kryeministrit Edi Rama, në një takim i cili ka pak minuta që ka nisur.
Takimi mes Donald Lu dhe Edi Ramës, vjen pasi ky i fundit mbajti një fjalë para oficerëve drejtues të policisë në mëngjes, ku tha se ‘krimi nuk do ti gëzojë paratë që ka bërë’.
Rama foli edhe për operacionin që sipas qeverisë, do të sjellë në ‘rrjetë peshq të mëdhenj’.
Ambasadori Donald Lu pak ditë më parë foli pikërisht për këta ‘peshq të mëdhej’ dhe tha se në Janar të vitit 2018 do të ketë arrestime të tyre.
Kjo dhe zbatimi i vettingut besohet se është tema e bisedës mes Donald Lu e Edi Ramës që po zhvillohet në ambientet e kryeministrisë.
Sigal