Ambasadat e huaja dynden në Kavajë, do monitorojnë zgjedhjet e së dielës

38
Një sërë përfaqësuesish nga ambasadat e huaja në Shqipëri kanë bërë kërkesë në KQZ për të dërguar vëzhgues në zgjedhjet e 7 majit në Kavajë.
Kërkesat do të shqyrtohen në mbledhjen e nesërme të KQZ-së. Kështu, ambasada hungareze, daneze, ajo e BE-së, sllovene, çeke dhe britanike.
Mesa duket përfaqësitë e huaja do të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet e Kavajës, të cilat zhvillohen pa një kandidat të opozitës.