Ambasada në Londër, thirrje shqiptarëve: Kujdes nga mashtrimet në internet me viza pune, mos paguani

560
Sigal

Ambasada shqiptare në Londër, e detyruar nga një skemë mashtrimi me viza për qytetarët shqiptarë është detyruar të lëshojë sot një thirrje të fortë publike që bashkëatdhetarët të mos u paguajnë nga 1000 paund kompanive fantazma që u premtojnë vende pune, pasi ato janë mështrime.

Ja deklarata e plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë, mos bini pre e mashtrimeve kompjuterike online!

Duke marrë shkas nga disa histori të përsëritura, ku shtetasve shqiptarë u ofrohet nëpërmjet facebook, linkedin, apo email, vend pune nga persona që hiqen si “Kryetar të Bordit Seleksionues” apo nga “Seksioni i Burimeve Njerëzore” të disa kompanive “fantazma”, me kontrata pune deri në tre vjet dhe të rinovueshme, për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, ju bëjmë thirrje të ndërprisni menjëherë çdo komunikim me këta persona.

Sipas kësaj skeme mashtrimi, ju do të merrni njoftime të njëpasnjëshme mbi “suksesin dhe potencialin e kandidaturës tuaj”, derisa do t’ju kërkohet të paguani rreth 1000 paund britanik me Money Gram apo Ëestern Union për shpenzime të procedimit të vizës.

Informacioni zyrtar për këdo që është i kualifikuar dhe do të punoj në Mbretërinë Bashkuar është këtu: https://ëëë.gov.uk/tier-2-general dhe atje fare lehte mund të verifikoni nëse kompania që ju ka ofruar punën është e licencuar apo jo për qëllime të pranimit të emigranteve në punë.

Lutemi shpërndajeni këtë njoftim tek miqtë tuaj,’përfundon ambasada.

Image