Ambasada e SHBA zbardh vizitën në Tiranë të kongresmenëve amerikanë: Mesazhet që përcollën

443
Ambasada Amerikane ne Tiranë ka dhënë sot detaje në lidhje me vizitën e Kongresmenëve. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, Ambasada thekson se në këtë takim u nënvizua partneriteti strategjik mes vendeve.
Deklarata e plotë: 
Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizuan partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale. Përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, dhe Peter DeFazio iu bashkuan Z. Goodlatte, i cili shërben si Kryetar i Komitetit të Drejtësisë të Kongresit, gjatë takimeve me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, si dhe për të vazhduar punën e vështirë të demokracisë. Ata nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, forcimit të zbatimit të ligjit, si dhe theksuan rëndësinë që partitë të marrin pjesë në procesin demokratik.

A delegation of Members of the U.S. House of Representatives, led by Congressman Bob Goodlatte, visited Albania on Wednesday, where they highlighted the U.S.- Albania strategic partnership, the importance of the country’s judicial reform, and regional issues. Representatives Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, and Peter DeFazio joined Goodlatte, who serves as the chairman of the House Judiciary Committee, in meetings with President Bujar Nishani, President-elect Ilir Meta, Foreign Minister Ditmir Bushati, and Opposition Leader Lulzim Basha.
The members of the delegation urged all parties to come together and work out their differences and continue the hard work of democracy. They stressed the importance of implementing judicial reform, strengthening the rule of law, and also emphasized the importance of parties participating in the democratic process.
Sigal