Ambasada e SHBA: Protestë paqësore

470
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi qytetarët amerikanë për protestën e sotme përpara Kuvendit, duke deklaruar se nuk të dhëna për rreziqe specifike ndaj interesave apo shtetasve të SHBA-së. Ambasada u kërkoi qytetarëve amerikanë të shmangin zonat e demonstratës dhe të bëjnë kujdes, nëse janë në afërsi të protestës apo grupimeve të mëdha të njerëzve. Në njoftimin e saj, ambasada u kujton amerikanëve, të cilët jetojnë në Shqipëri, se ndonëse demonstrata pritet të paqësore, ajo mund të kthehet në konfrontuese. “Grupimet e mëdha të njerëzve mund të prekin arteriet kryesore të qyteteve ku zhvillohen”, bëri të ditur ambasada në njoftimi e saj të zakonshëm për mitingun e sotëm të opozitës.
Sigal