Ambasada e SHBA përshendet votimin në parim të Reformës në Drejtësi

440
Votimi në parim i reformës në drejtësi është përshëndetur dhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara. Ambasada e përkthen votimin si një shpresë për popullin shqiptar se politika është e përkushtuar në miratimin e reformës.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomandimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi”, thuhet në deklaratën e ambasadasës së SHBA-së.
Sigal