Ambasada e SHBA përshëndet vendimin e PD për tërheqjen e kandidatit në Këlcyrë

402
Ambasada Amerikane përshëndet vendimin e PD për të tërhequr nga kandidimi Gentian Muhametin . në një postim në Twitter theksohet se “SHBA përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike & partive të tjera mbi dekriminalizimin si dhe mbështet përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në #Shqipëri.
Një ditë më parë u deklarua se Kryetari i PD Lulzim Basha i ka kërkuar KQZ çrregjistrimin e kandidatit të Këlcyrës Gentian Muhameti. Ndonëse në kërkesen zyrtare nuk përmenden arsyet e këtij qëndrimi bëhet e ditur se shkak për këtë qëndrim të Kryetarit te PD ka qënë mosverifikimi i pastërtisë së figurës sipas kritereve të vendosura nga Basha në lidhje me rekordet kriminale. Selia blu ka sqaruar se për Partine Demokratike është me e rëndesishme pastërtia e figurës së kandidatit sesa kalkulimet elektorale. Siç e ka bërë të ditur që në nisje të fushatës, kryetari i opozitës Basha, Partia Demokratike refuzon të kandidojë persona me rekorde kriminale. 
Sigal