Ambasada e SHBA: Lista e deputetëve “non grata” një trillim

555
Sigal

Ambasada Amerikane ka reaguar ashpër ndaj një liste të publikuar në organin zyrtar të Partisë Demokratike, se ka një listë deputetësh “non grata” nga kjo ambasadë.

Ambasada thotë se ky lajm i botuar nga “RD” është një trillium.

Artikulli i botuar fillimisht në gazetën Rilindja Demokratike ditën e djeshme, i cili i referohej një liste me nëntë deputetë të Parlamentit që ishin cilësuar “non grata” nga Ambasada Amerikane, është tërësisht një trillim.

Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë.

Ne përsërisim deklaratën tonë të 2 marsit dhe nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”, thuhet në reagimin e ambasadës.