Ambasada e SHBA: Kujdes, vizat turistike amerikane nuk janë për të punuar!

611
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SHBA, jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni në SHBA.

Zyrtarët e ambasadës në faqen e saj në Fb, si çdo të enjte, kanë nisur bashkëbisedimin me qytetarët shqiptarë për t’i sqaruar.

“Nëse keni pyetje se çfarë është e lejueshme me vizën tuaj, më pyesni mua! Jam gjithmonë e lumtur t’ju ndihmoj”, shkruan konsullja Anna.

Image