Ambasada e SHBA apel për qytetarët amerikanë/ Ja zonat ku do të zhvillohen protestat

187

Demostrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohe me mundësinë që ato mund të bëhen të dhunshme.

Është ky njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Tiranë, duke iu drejtuar shtetasve amerikanë që jetojnë në Shqipëri, të shmangin zonat ku zhvillohen demostratat.

Referuar njoftimit, thuhet se demostratat përfshijnë zonat te ndërtesa e Parlamentit, Kryeministria, ndërtesa të tjera qeveritare, kryqëzimet kryesore të rrugëve nacionale.

Në demostratat e kohëve të fundit ka pasur raste dhune, ku janë përdorur gurë, pajisje shpërthyese dhe molotov, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmat.

Ambasada kërkon nga shtetasit amerikanë të shmangin grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.