Ambasada amerikane në Tiranë: Ja si udhëtoni me pasaportat në SHBA

498
Sigal

Shumë shtetas shqiptarë kanë probleme me pasaportat e tyre, nëse duan të udhëtojnë në SHBA. Ndodh që pasaporta të jetë në vitet e fundit të skadimit, ndërkohë, që viza mund të ketë afat kohor më shumë. Ambasada amerikane në Tiranë, jep udhëzimet se si shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë ën SHBA, kur pasaporta e tyre është në pragun e skadimit. Ja udhëzimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se, sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re.