Ambasada amerikane bën deklaratë të dyshimtë për “vetting rigoroz” për Gjykatën Kushtetuese

700
Sigal

Nga Vincent W.J. Van Gerven Oei

Ambasada amerikane bën deklaratë të dyshimtë për “vetting rigoroz” për Gjykatën Kushtetuese. Në një deklaratë për zgjedhjet lokale të mbajtura në kundërshtim me Dekretin e Presidentit, Ambasada e SHBA deklaroi se: Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të drejtohen të Gjykata Kushtetuese, e cila shpresojmë se do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vettingu. Ka një konflikt mes ngritjes së Gjykatës Kushtetuese “së shpejti” dhe një “procesi rigoroz vettingu”. Në kushtet ku jemi mund të arrihet njëra ose tjetra prej tyre, por jo të dyja. Të dyja alternativat kërkojnë që të kapërcehet vettingu i kandidatëve me vendim përfundimtar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK), kur nuk ka apelim, ose nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), kur vendimi i KPK-së apelohet. Sipas të gjitha gjasave, kjo është një qasje antikushtetuese në vetvete.

1) Duke qenë se Gjykata e Lartë nuk ekziston, të emërohen menjëherë me një vendim të përbashkët të tre kandidatët e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga Parlamenti dhe tre të tjerët që zgjidhen nga Presidenti, duke e injoruar dispozitën kalimtare në Kushtetutë, e cila thotë se gjyqtarët e rinj mund të emërohen vetëm me rotacion, d.m.th., së pari një kandidat nga Presidenti, pastaj një nga Parlamenti, pastaj një tjetër nga Gjykata e Lartë, dhe pastaj përsëritet e njejta procedurë nga e para. Edhe nëse Presidenti e sfidon këtë proces të paligjshëm, do të duhen më shumë se 30 ditë për të miratuar 6 kandidatët, pa e kaluar vettingun dhe në shkelje të Kushtetutës.

2) Të formohet një Gjykatë e Lartë “e përkohshme”, e përbërë nga gjyqtarë të gjykatave më të ulëta të komanduar për të vepruar si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët më pas të zgjedhin 3 kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese. Duke qenë se Gjykata e Lartë do të përbëhej pothuajse tërësisht nga gjyqtarë që nuk do ta kishin kaluar vettingun, kjo do të çonte në një Gjykatë Kushtetuese shumë të politizuar dhe me pak besueshmëri. Mund të ketë vetëm një interpretim të mundshëm të frazës “proces rigoroz vetingu”: një vendim të formës së prerë nga njëri prej institucioneve të vettingut, nga KPK-ja nga KPA-ja . Prandaj, zbatimi i një “procesi rigoroz vettingu” do të thotë të pezullohet procedura e zgjedhjes së një Gjykate të re Kushtetuese derisa të gjithë kandidatët nga sistemi gjyqësor që kanë kandiduar të kenë kaluar vettingun në të gjitha shkallët. Prandaj, deklarata e ambasadës amerikane është kontradiktore në vetvete.