Ambasada Amerikane: Afati i fundit i lëshimit  të vizave deri në 30 shtator

422
Sigal

Ambasada Amerikane në Tirnaë ka nxjerre dje në faqen e saj zyrtare, një lajmërim të rëndësishëm për të përzgjedhurit e Programit të Vizave të Lotarisë. Të përzgjedhurve për Programin e Shumëllojshmërisë DV-2014 u bëhet me dije se afati i fundit i lёshimit tё vizёs është data 30 shtator 2014.  Vizat pёr aplikantёt e DV-2014 nuk mund tё lёshohen pas kёsaj date.  E njёjta gjё ёshtё e vlefshme edhe pёr bashkёshortet dhe fёmijёt e aplikantёve kryesorё, viza e tё cilёve duhet tё jetё lёshuar deri mё 30 shtator 2014. Aplikantёt nuk duhet tё marrin si tё mirёqenё, se do tё ketё numra vizash tё DV-2014 nё dispozicion gati pёr lёshim. Pёr disa rajone dhe shtete, numrat e vizave DV mund tё mbarojnё pёrpara afatit tё fundit tё vitit fiskal, pra pёrpara datёs 30 shtator 2014. Aplikantёt qё kёrkojnё nga Seksioni Konsullor ricaktim tё datёs sё intervistёs sё tyre njё muaj tё mёvonshёm rrezikojnё tё humbin shansin pёr tё marrё vizё. Gjithashtu, aplikantёt qё paraqiten nё intervistё pa i patur tё gjitha dokumentet dhe formularёt e kёrkuar dhe qё i dorёzojnё dokumentet e kёrkuara nё njё muaj tё mёvonshёm, mund tё pёrballen me faktin qё tё mos ketё mё numra vizash nё dispozicion pёr ta.